Al Nasr u mposht dje me rezultatin 3-1 nga Al Hilal. Me 7 pikë më pak se kryesuesit mund të thuhet se titulli duket si iluzion, ndërsa vëmendja kryesore edhe dje i takoi Kristiano Ronaldos.
Trajneri Horge Hezus vendosi ta zëvendësojë Kristiano Ronaldon në minutën e 83-të, kur vendësit sapo kishin përmbysur rezultatin. Ky vendim nuk u prit mirë nga sulmuesi portugez, që ironizoi dhe për më tepër tha: “E pamundur”.
Ronaldo nuk e fshehu pakënaqësinë, ndërsa ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë. Më pas Al Hilal shënoi edhe golin e tretë, teksa kamera fokusoi Ronaldon i cili vijonte të ironizonte.
Al Nasr e niste çdo gjë mirë me 10 fitore radhazi. Në katër ndeshjet e fundit numëron një barazim dhe tri humbje që ndryshuan gjithçka.