Rhein Blick Krefeld – Një projekt prestigjioz në brigjet e lumit Rhein

Biznesmeni i njohur shqiptar, Albert Hashimi, ka prezantuar projektin më të ri dhe prestigjioz të kompanisë së tij ndërtimore E-BAU: “Rhein Blick Krefeld”, një ndërtim modern dhe vizionar që po ngrihet buzë lumit Rhein, në zemër të qytetit Krefeld.

“Rhein Blick” është më shumë sesa një kompleks banimi – është një kombinim i përkryer mes arkitekturës bashkëkohore, cilësisë së lartë të ndërtimit dhe një ambienti natyror unik, që ofron pamje të jashtëzakonshme mbi lumin Rhein.

“Ky projekt është një hap i parë drejt realizimit të një vizioni të ri urbanistik për qytetin e Krefeld. Ne po ndërtojmë jo vetëm banesa, por një stil jete ku komforti, eleganca dhe natyra ndërthuren në harmoni të plotë”, thekson Hashimi në prezantimin e tij.

Objekti përfaqëson një standard të ri në ndërtim, duke ofruar ambiente moderne, energji efikase dhe teknologji bashkëkohore, që e bëjnë “Rhein Blick” një destinacion ideal për familje, profesionistë dhe investitorë që kërkojnë cilësi dhe jetë të qetë pranë natyrës.

Albert Hashimi dhe kompania E-BAU shquhen për realizimin e projekteve të mëdha në Gjermani dhe më gjerë, duke fituar besimin e klientëve përmes seriozitetit, transparencës dhe standardeve të larta profesionale.

“Rhein Blick – aty ku ëndrra takohet me realitetin!” – ky është mesazhi me të cilin Hashimi e mbyll prezantimin e projektit që pritet të bëhet një nga ikonat arkitektonike të Krefeld-it.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img