Drejtuesi i makinës pësoi sulm në zemër/ Zbulohen shkaqet e aksidentit fatal në autostradën Tetovë – Shkup

Gjendja shëndetësore e të mbijetuarit të vetëm të aksidentit një dite më parë ku humbën jetën 3 persona, është stabile. Nga Spitali Klinik i Tetovës thonë se i riu është lëshuar për kurim shtëpiak. Ndërkohë vazhdon obduksioni i trupave të pajetë.

“Nga mjekët kujdestar iu bënë gjitha ekzaminimet e duhura mjekësore dhe kirurgjikale dhe pacienti është në gjendje normale dhe është në kurim shtëpiak. Kufomat janë dërguar në mjekësinë ligjore dhe mjeku ligjor është duke kryer ekzaminimet bashkë me policinë dhe me përfundimin e ekzaminimit, kufomat do iu dorëzohen familjarëve”, deklaroi Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ndërkohë Sektori i Punëve të Brendshme presin nga rezultatin e mjekësisë ligjore dhe hetimin e Prokurorisë për të mësuar shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë. Ndërkohë nga ajo që është parë në videon nga kamerat e sigurisë, jozyrtarisht dyshohet që vozitësi të ketë pësuar sulm në zemër përpara se të humbte kontrollin.

“Presim çka do tregoj autopsia e shoferit të automjetit, por në vend ngjarje ka qenë edhe prokurori publik në aksidentin e djeshëm ku humbën jetët tre persona dhe një u lëndua, dhe detajet më të hollësishme do nxirën nga ana e prokurorisë. Unë shfrytëzoj rastin të apeloj qytetarët, vozitësit, këmbësorët, motoçiklistët që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat dhe përkufizimet në komunikacion që që zvogëlojmë këtë numër të viktimave dhe të lënduarve në rrugët tona”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Një aksident tjetër me pasoja fatale, ndodhi një javë më parë në autostradën Tetovë-Gostivar, ku humbi jetën një njëzet vjeçar nga Gostivari. Ai humbi kontrollin ndaj motoçikletës dhe doli nga korsia. Ndryshe për shtatë muaj, nga aksidentet në Pollog, jetët kanë humbur gjithsej tetë persona.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img