Për herë të parë që nga viti 1948, në Maqedoninë e Veriut ka më shumë gra se burra

Sipas Regjistrimit të fundit, në Maqedoninë e Veriut numri i grave është pak më i madh se ai i burrave. Sipas Regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave 2021, në Maqedoni jetojnë 1 836 713 banorë, prej të cilëve 50.4 % janë gra dhe 49.6 % burra. Ka rajone në vend ku numri i grave dhe i burrave është thuajse i barabartë, por në Rajonin e Shkupit diferenca është më e madhe në favor të grave, transmeton Zhurnal.mk

Në nivel global, për vendet është e rëndësishme që struktura gjinore e popullsisë të jetë e balancuar për të ruajtur fertilitetin dhe për të përmbushur kërkesat për fuqinë punëtore në shumë industri. Demografi Donço Gerasimovski thotë se gjendja e shfaqur nga regjistrimi është e favorshme për vendin nga shumë aspekte.

‘Raporti ndërmjet burrave dhe grave është thuajse 50‑50, që i përmbush kërkesat për funksionimin e shtetit. Përfaqësues nga gjinia femërore duhet të jenë në administratë, dhe me këto shifra mund të plotësohet ai kriter. Por nuk është vetëm administrata – edhe në sektorë të tjerë, numrat për përfaqësim gjinor janë të përshtatshëm. Në botë ka edhe shtete ku ndryshimi arrin deri në 10, 15 apo 20 për qind në strukturën gjinore të popullsisë’, tha Gerasimovski.

Sipas treguesit të numrit të burrave për 100 gra, në Regjistrimin e vitit 2021 për herë të parë që nga regjistrimi i vitit 1948, vërehet pjesëmarrje më e madhe e grave krahasuar me burrat, domethënë numri i burrave për 100 gra është 98.4, pra gratë janë 1.6 % më shumë se burrat.

Gjendja sipas grupmoshave është kjo: në grupmoshën 0–14 vjeç numri i burrave është 6.7 % më i lartë se ai i grave; në grupmoshën 15–64 vjet numri i burrave është vetëm 0.7 % më i lartë se ai i grave; ndërsa në grupmoshën 65 vjeç e më shumë, numri i grave është 16.8 % më i madh se ai i burrave.

Disa vende në botë kanë një përqindje më të madhe të grave sesa burrave. Xhibuti, Hong Kongu dhe Lituania janë vende ku gratë tejkalojnë ndjeshëm burrat sipas numrit. Kjo shpesh i atribuohet një kombinimi të faktorëve, përfshirë emigrimin e burrave për punë, shkallë më të lartë të mortalitetit te burrat, e madje edhe luftërave në të kaluarën. Në Rusi dhe Bjellorusi numri i grave tejkalon atë të burrave. Situatë e ngjashme vlen edhe për Nepal.

Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maldivet, Omani dhe Bahreini kanë më shumë burra se gra; kjo shpesh është rezultat i emigrimit të përqendruar kryesisht te burrat për punë, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve.”

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img