WhatsApp thotë se Rusia po përpiqet ta bllokojë

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp, ka thënë të enjten se Rusia po përpiqet t’i bllokojë shërbimet e tij për shkak se aplikacioni ua ka ofruar njerëzve të drejtën për komunikim të sigurt.

WhatsApp, i cili është në pronësi të Meta-s, u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i kthyer shërbimet e aplikacionit të vet edhe në Rusi.

Rusia ka filluar t’i kufizojë disa thirrje në Telegram dhe WhatsApp, duke i akuzuar platformat në pronësi të huaj se nuk po ndajnë të dhëna me organet e rendit në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.

“WhatsApp është privat, i koduar nga skaji në skaj dhe sfidon përpjekjet e qeverive për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë qytetarë rusë”, tha WhatsApp në një komunikatë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë të mundur komunikimin e koduar për njerëzit kudo, përfshirë në Rusi”, thuhet në komunikatë.

Telegrami tha se moderatorët e saj po përdorin mjete të inteligjencës artificiale për të monitoruar pjesët publike të platformës dhe për të hequr miliona mesazhe të dëmshme çdo ditë.

“Telegram lufton në mënyrë aktive përdorimin e dëmshëm të platformës së tij, përfshirë thirrjet për sabotim ose dhunë dhe mashtrime”, tha Telegram në një komunikatë.

Rusia është përplasur me platformat e huaja të teknologjisë për disa vite lidhur me përmbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave.

Konflikti i vazhdueshëm i Rusisë me këto platforma u përshkallëzuan pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të zgjerojë kontrollin mbi hapësirën e saj të internetit./REL

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img