Jessie J: Kanceri më shtyu të ndjek ëndrrat e lëna pezull

Këngëtarja britanike Jessie J ka treguar se diagnoza me kancer të gjirit i ka ndryshuar tërësisht perspektivën për jetën, duke e shtyrë të realizojë ëndrrat dhe projektet që gjithmonë i kishte lënë pezull. Artistja 37-vjeçare iu nënshtrua në qershor një mastektomie të plotë pasi mjekët zbuluan sëmundjen në fazë të hershme dhe aktualisht është në proces rikuperimi, raporton DailyMail.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo rrëfeu disa nga synimet e saj të reja:

“Dua të shkruaj libra. Të bëj një album për fëmijë. T’i heq të gjitha tatuazhet. Të marr familjen time me pushime. Dua të mësoj të ngas biçikletën. Do të kisha dashur të mësoj edhe një gjuhë të huaj, por e di që s’ka për të ndodhur. Dua gjithashtu të gjej trajtimin e duhur për ADHD dhe OCD”.

Jessie shtoi:

“Kur kalon nëpër diçka të tillë, njerëzit thonë ‘je ndryshuar’. Por në fakt unë këto mendime i kam pasur gjithmonë. Thjesht kanceri të bën të veprosh, sepse kupton se jeta është e shkurtër. Dhe unë dua t’i bëj tani”.

Pak kohë më parë, ajo ndau edhe momentin e vështirë pas operacionit:

“Mami po më masazhon gjoksin sepse unë s’mund t’i prek plagët. Fillova të qaja dhe thashë ‘Nuk mund ta besoj që më ka ndodhur mua kjo’. Ajo më tha ‘Do doja të isha unë në vendin tënd’ dhe ne të dyja shpërthyem në lot… jam e lumtur që nuk është ajo,” tregoi Jessie në një intervistë për The Sunday Times.

Mjekët i kishin thënë se falë zbulimit të hershëm nuk do t’i duhej as radioterapi apo kimioterapi, por për shkak të madhësisë së tumorit iu desh të kryente një mastektomi të plotë.

Në një postim të gjatë në Instagram, Jessie sqaroi se nuk do të lejojë që operacionet apo problemet shëndetësore ta ndalin si nënë dhe artiste:

“Mund të pushoj, të kujdesem për djalin dhe të publikoj muzikë të re. Kam 18 vite që lashë pas një label të madh, pikërisht që të mos frikësohem të shkruaj rregullat e mia dhe ta përshtas jetën me shëndetin tim. Një tjetër operacion më pret këtë vit por unë mund ta përballoj. Po rris një fëmijë të vogël, mund ta bëj. Po sjell muzikë të re, mund ta bëj”.

Jessie shtoi gjithashtu:

“Jeta kurrë nuk është e përsosur. Ka ulje-ngritje dhe thjesht duhet të vazhdojmë të jetojmë mes tyre. Kështu jam unë sot – duke jetuar dhe dua që ju të keni muzikën time.”.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img