Izet Mexhiti inspekton punimet për tre vende të reja parkimi në lagjen Fushë Topanë

Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, sot doli në terren për të inspektuar punimet për ndërtimin e tre vendeve të reja parkimi në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen Fushë Topanë. Ky projekt, siç njoftoi ai, është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe lehtësimin e komunikimit në zonat me zhvillim të shpejtë.

“Sot e nisa ditën në terren, në Lagjen Fushë Topanë, ku inspektuam nga afër punimet për ndërtimin e njërit prej lokacioneve për parkingje të planifikuara nga Komuna e Çairit. Me këtë projekt synojmë të përmirësojmë infrastrukturën urbane dhe të zgjidhim problemin e kahershëm me mungesën e hapësirave për parkim — një sfidë që prej kohësh e ka vështirësuar përditshmërinë e banorëve. Ky është një hap konkret që do të kontribuojë në lehtësim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe tregon se kur punohet me seriozitet, rezultatet janë të prekshme,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe se realizimi i tyre do të bëhet me kujdes maksimal, në mënyrë që të shkaktohen sa më pak pengesa për banorët gjatë kësaj periudhe.

Lagjja Fushë Topanë përballet prej vitesh me mungesë të konsiderueshme të parkingjeve. Banorët kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme për mungesën e hapësirave për parkim, përballen me situata të komplikuara si parkime ilegale dhe penalizime të paplanifikuara, duke renditur komuna si përgjegjëse për mosrealizimin e premtimeve të hershme për garazhe me kate.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img