Investim historik prej 1 milion eurosh në Çair: Izet Mexhiti sjell zgjidhje konkrete për mbi 2000 banorë të lagjes “Saat Kulla”

Lagjja “Saat Kulla” në Çair po përfiton nga një ndër investimet më domethënëse të viteve të fundit, falë angazhimit të palëkundur të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Mjedisit Jetësor, z. Izet Mexhiti. Me një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, projekti përfshin ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi, kanalizim atmosferik dhe fekal, duke zgjidhur probleme të grumbulluara ndër vite dhe duke sjellë një jetë më të dinjitetshme për mbi 2000 banorë.

Punimet përfshijnë nëntë rrugë kryesore: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177 – një investim që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të komunitetit dhe rikthen dinjitetin në këtë zonë të neglizhuar prej kohësh nga qeveritë e mëparshme.

“I jam përkushtuar çdo projekti që sjell përmirësim të vërtetë. Jam në terren çdo ditë për të dëgjuar qytetarët dhe për të vepruar me zgjidhje konkrete. Jo vetëm fjalë apo foto, por vepra që ndihen e shihen,” thekson z. Mexhiti.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img