Haqim Ramadani falënderon qytetarët e Bërvenicës pas shpalljes së kandidaturës: Ndryshimi nuk vjen vetë – e sjellim bashkë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës nga fronti politik VLEN, Haqim Ramadani, ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen e madhe pas shpalljes zyrtare të kandidaturës së tij për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Përmes një mesazhi publik, Ramadani falënderoi nga zemra të gjithë ata që e kanë uruar, telefonuar dhe përkrahur, duke theksuar se kjo mbështetje është jo vetëm një nder i veçantë, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranon me përulësi.

“Ky nuk është një rrugëtim individual – është një përpjekje e përbashkët për një komunë më funksionale, më të ndershme dhe më afër njerëzve. Ndryshimi nuk vjen vetë – e sjellim bashkë!”, u shpreh Ramadani.

Haqim Ramadani garon për komunën e Bërvenicës si përfaqësues i VLEN-it, subjekt tashmë pjesë e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me një platformë që fokusohet në transparencë, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal, Ramadani synon të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet komunale përmes qeverisjes së hapur dhe bashkëpunuese.

Ai ka theksuar se prioritet i tij do të jetë zhvillimi i infrastrukturës, përmirësimi i shërbimeve publike dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Ramadani vjen në këtë garë me përvojë dhe vullnet për të sjellë një frymë të re në udhëheqjen komunale.

Në fund të mesazhit të tij, ai bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim në këtë rrugëtim të përbashkët për një Bërvenicë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër çdo qytetari.

Kandidatura e Ramadanit shihet si një nga garat kyçe në rajon, ndërsa fushata e tij pritet të fokusohet në projekte konkrete dhe dëgjimin aktiv të nevojave të qytetarëve në çdo vendbanim të komunës.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img