‘’Babai e dëboi mamin nga shtëpia”, Gimbo rrëfen traumën që përjetoi nga ndarja e prindërve

DJ Gimbo ka hapur zemrën para Selinit në një nga bisedat më emocionuese të zhvilluara së fundmi, duke rrëfyer një histori që pak kush e dinte: dramën e ndarjes së prindërve të tij dhe momentin kulminant që i dha fund gjithçkaje.

Gjatë këtij rrëfimi të ndjerë, Gëzim Blakaj, apo i njohur si (DJ Gimbo) ndau detajet e asaj nate që ndryshoi jetën e familjes së tij përgjithmonë. Ai tregoi se si një vizitë e thjeshtë e nënës tek gjyshja e tij, u bë shkak që raporti mes prindërve të shkëputej në mënyrë drastike.

Gimbo rrëfeu se nëna e tij kishte shkuar për të qëndruar një natë te nëna e saj, të cilën nuk e kishte parë prej një muaji. Por, ky veprim nuk u prit mirë nga i ati.

“Ka shku mami te gjyshja… babi e kish marrë veshë që mami u shku te nëna e vetë. Edhe kur vjen mami në shtëpi, i thotë që duhesh me dalë. Mami del edhe shkon te banesa e motrës në Istog,” tregoi ai, duke vënë në dukje se prindërit edhe pse jetonin në një çati, pothuajse nuk komunikonin më me njëri-tjetrin.

Lajmi për dëbimin e nënës e kishte gjetur Gimbos në Prishtinë, dhe tronditja ishte aq e madhe sa ai thotë se nuk mban mend asgjë nga rruga për në shtëpi. Ai u mundua të ndërhynte dhe të bindte të atin që të mos e shkatërronte familjen, sidomos duke pasur parasysh se janë shtatë fëmijë dhe gjyshër të shumë nipërve.

“I thashë babës mos u ngut se jemi shtatë fëmijë, i thashë mos u ngut. Më tha jo! As nuk e di qysh kam mrri në Prishtinë, as nuk e di qysh jam shku në Istog, kurgjo s’maj në mend,” u shpreh ai i përlotur.

Ky moment ka shënuar një plagë të thellë për DJ Gimbon, i cili pranoi se kjo ngjarje e çoi drejt depresionit. Dhimbja më e madhe për të ishte prishja e imazhit të familjes që ai kishte projektuar në kokën e tij për të ardhmen.

“Tërë kohën isha keq, rashë në depresion. I thojsha babait: je tu m’i prishë planet e jetës o shef. Kam mendu me pru një nuse në shtëpi ku e kam babën edhe nënën bashkë,” përfundoi ai, duke treguar se si kjo ndarje i ka shuar dëshirën për të pasur një shtëpi tradicionale me të dy prindërit prezentë.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img