Asani: Eksponent të BDI-së kundër BDI-së së Çairit

Kryetari i Këshillit Komunal në Çair dhe eksponent i lartë i koalicionit VLEN, Jetmir Asani, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e cilësuar gjendjen në këtë parti si “shpërthim paniku” për shkak të frikës nga humbja e afërt në zgjedhjet lokale.

“As vetë eksponentët e lartë të BDI-së nuk po e mohojnë më faktin se kjo parti në Çair ka nevojë për reforma. Dhe kjo nuk po ndodh pas zgjedhjeve, por në mes të fushatës,” thekson Asani.

Sipas tij, tensionet dhe përçarjet në rritje brenda BDI-së janë rezultat i humbjes së kontaktit me qytetarin dhe mungesës së besimit në terren. Ai shton se “matjet nga anketat dhe disponimi në rrugë” janë arsyeja pse tashmë është “plasur sherri brenda” në strukturat e partisë që aktualisht udhëheq komunën.

Por për VLEN, kjo është vetëm dëshmi se ndryshimi është afër.

“Le të merren ata me problemet e tyre të brendshme,” shkruan Asani, duke theksuar se koalicioni VLEN vazhdon të punojë me përkushtim për të fituar besimin e qytetarëve të Çairit.

“Ne vazhdojmë me punë deri në fitoren e madhe!”, përfundon postimin e tij Jetmir Asani.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img