Zegjine Çaushi reagon për herë të parë pas dhurimit të mandatit të deputetes

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për herë të parë pas sigurimit të mandatit të deputetes në qarkun Fier, pas rinumërimit të votave, ku fillimisht kishte rezultuar humbëse me 10 vota diferencë.

Në një deklaratë publike, Çaushi shpreh mirënjohje për kolegen socialiste Maldrita Bardho, e cila hoqi dorë nga mandati për t’ia lënë asaj, duke e cilësuar këtë vendim “guximtar dhe fisnik”.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më shumë të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.

Ajo shtoi se me angazhimin e saj në Parlament synon të tregojë aftësitë dhe vlerat që përfaqëson:

“Nga ana tjetër dua që përmes këtij reagimi të tregoj sadopak që unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e të rritur larg qendrave urbane, por me të njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytete, madje me më shumë dëshirë për të punuar dhe kontribuar, me më shumë vullnet për sakrificë pasi ky është një nga tiparet që ne na karakterizon. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe nga gojët e shqyera të politikanëve humbës që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb, as nuk më dekurajon në rrugën që kam nisur. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha. Unë kam bollë kohë për të punuar, gabuar, ndrequr dhe frymëzuar për njerëz që më kanë dhënë dorën, veçanërisht Edi Rama.”

Në fund të reagimit, ajo përsëriti falënderimet për kolegen e saj dhe nuk kurseu kritikat për kundërshtarët politikë:

“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar.”

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img