VLEN mendon ”ALL IN” për kandidaturën e Dr. Rexhep Memedit në Studeniçan?

Koalicioni VLEN po shqyrton seriozisht kandidaturën e Dr. Rexhep Memedit për kryetar të Komunës së Studeniçanit, duke e parë atë si figurën që mund të sjellë ndryshimin e shumëpritur për këtë komunë.

Dr. Memedi, i cili një vit më parë mori drejtimin e Klinikës së Fëmijëve, ka realizuar 11 projekte kapitale dhe ka 10 të tjera në proces, ndërsa gjatë mandatit të tij janë punësuar 36 shqiptarë në këtë institucion. Përveç karrierës si mjek, ai ishte edhe deputet, ndërsa është i njohur për angazhimin e tij politik dhe shërbimin ndaj qytetarëve, gjë që i ka siguruar mbështetje të gjerë në Karshiakë.

Komuna e Studeniçanit prej kohësh ka nevojë për vizion të qartë zhvillimi dhe energji të reja, pasi qytetarët janë lodhur nga politikanët e vjetër që nuk kanë sjellë asgjë përveç disa asfaltimeve dhe betonimeve, ndërkohë që shumë vendbanime ende vuajnë mungesën e ujit.

Rezultatet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, ku VLEN, nën drejtimin e Dr. Memedit si shef i shtabit zgjedhor në Studeniçan, arriti fitore me rreth 500 vota diferencë ndaj Frontit Evropian, konfirmojnë besimin e elektoratit karshiakas për ndryshimin që ai përfaqëson.

Kjo e bën Dr. Rexhep Memedin një nga kandidatët më seriozë për të udhëhequr Studeniçanin drejt zhvillimit dhe progresit.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img