VLEN: BDI nuk ka kandidatë të vet në zgjedhje

BDI është e vetëdijshme se humbja është e afërt. Ajo e di se populli nuk fal, se koha e manipulimeve dhe simboleve të rreme po mbaron. Prandaj, këto ditë po dëshmojmë sjellje jashtëzakonisht poshtëruese dhe të dëshpëruara, ndarjen e kandidaturave për zgjedhje lokale, pozicioneve dhe mbështetjes së ish-kundërshtarëve politikë, vetëm për të krijuar një frymë force dhe për të justifikuar humbjen e afërt, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN.

“Shqiptarët e shohin pafuqinë e BDI-së. Ajo parti nuk ka më identitetin e vet. BDI pothuajse nuk ka kandidatë të vetin. Përveç dy ose tre, gjithçka tjetër janë emra të huaj, personazhe të huaj, projekte të huaja, parti të huaja.

Në çfarë situate është BDI-ja që të shkojë në zgjedhje pa njerëzit e vet! Nëse do të ishte e fortë, do t’i përballonte zgjedhjet me vulën dhe ofertën e vet. Nëse do të kishte njerëz të mirë, do t’i kishte nominuar.

Por BDI nuk ka as njërën dhe as tjetrën. Kjo është arsyeja pse çdo ditë shohim pakënaqësi, dorëheqje dhe rezistencë në degët e tyre komunale. Anëtarësia është tradhtuar. Në vend që të jenë pjesë e zgjidhjeve, ata kanë mbetur të shpresojnë në mëshirën e Selës dhe Taravarit, të njëjtëve që ishin kritikët më të ashpër të BDI-së deri dje, dhe sot mendojnë se janë shpëtimtarët e tyre”, thonë nga VLEN.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img