Tragjedi ajrore në Austri/ Rrëzohet aeroplani me katër persona në bord, nuk ka të mbijetuar

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.

Zyrtarët e emergjencës dyshojnë se mjeti ishte një planer i motorizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vijojnë. Autoritetet thonë se avioni humbi kontaktin me sistemet e kontrollit ajror, pasi radari i tij është fikur papritur.

Gazeta gjermane BILD citon burime policore që konfirmojnë se në bord ndodheshin katër persona, por identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Ngjarja ka tronditur autoritetet vendase dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img