Rezervat e RMV-së, qeveria do të blejë grurë dhe oriz nga prodhuesit vendorë

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme në përputhje me ndryshimet e fundit të Ligjit për Rezervat e Mallrave, sot miratoi dy vendime për blerjen e grurit dhe orizit të papërpunuar nga prodhimi vendor.

Vendim për blerjen e 9000 tonëve grurë merkantil nga korrja e vitit 2025 me çmim prej 13 denarë pa TVSH.

Sasia do të mund të blihet nga çdo prodhues i regjistruar individualisht nga minimum 5 deri maksimum 30 tonë.

Vendim për blerjen e 2400 tonëve oriz të papërpunuar nga korrja e vitit 2024 me çmim prej 37 denarë pa TVSH të përllogaritur.

Blerja do të realizohet nga të gjithë prodhuesit e regjistruar dhe sasia që do të blihet nga çdo prodhues i regjistruar individualisht do të jetë minimum 3 deri maksimum 20 tonë.

“Si Qeveri e mbrojmë prodhimin vendor. Këtë vit kemi sipërfaqe më të mëdhaja me grurë nga të cilat presim që rendimenti të jetë dukshëm më i madh se vitet e kaluara. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit korrja do të kryhet në 70 000 hektarë, që do të thotë se pritet të plotësohen nevojat nga prodhimi ynë vendor”, njoftoi Qeveria.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img