Reagim i ashpër nga BDI në Zhelinë: Kryetari në ikje po përpiqet të frikësojë qytetarët në ditët e fundit të mandatit!

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Zhelinës ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kryetarit aktual të komunës, Blerim Sejdiu, duke e akuzuar atë për një “presion të shëmtuar” ndaj qytetarëve në ditët e fundit të mandatit të tij.

Sipas reagimit të publikuar nga dega lokale e BDI-së, kryetari në largim po dërgon letra me “njoftime administrative” që u kërkojnë qytetarëve dokumente dhe dëshmi për legalizim pronash, duke e shfrytëzuar këtë si mjet presioni dhe shantazhi politik.

“Pse tani? Pse pas 4 vitesh? Pse vetëm disa ditë para largimit?”, pyet BDI në reagimin e saj, duke e konsideruar këtë një përpjekje të dëshpëruar të një kryetari që nuk ka më as mbështetje e as legjitimitet politik.

Në vend që të japë llogari për borxhet milionëshe që ka krijuar komuna nën drejtimin e tij, për tokat publike të shitura në heshtje dhe për keqpërdorimet e shumta që e kanë karakterizuar mandatin e tij, Blerim Sejdiu, sipas BDI-së, po tenton të shfaqë forcë aty ku realisht ka mbetur vetëm frika.

Dega e BDI në Zhelinë u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre presioneve dhe t’i japin fund, siç thuhet në reagim, “një epoke keqpërdorimesh, dështimesh dhe frikësimesh politike”.

BDI po ashtu shpreh bindjen se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se qytetarët do të zgjedhin dinjitetin, transparencën dhe zhvillimin në vend të frikës dhe manipulimit.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img