Po intervistonin një grua, gazetarët palestinezë qëllohen me armë zjarri nga ushtria izraelite

Forcat izraelite qëlluan me armë zjarri ndaj gazetarëve palestinezë ndërkohë që ata po zhvillonin një intervistë me një grua në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve gazetarët ndodheshin në një zonë civile dhe ishin të pajisur me jelekë të shënuar qartë me mbishkrimin “PRESS”, duke i bërë të dallueshëm si pjesëtarë të mediave.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë në mesin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe të shtypit, të cilat e kanë dënuar incidentin si një shkelje të rëndë të të drejtave të gazetarëve dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Committee to Protect Journalists” (CPJ) raporton se, deri më 24 korrik 2025, të paktën 186 gazetarë dhe punonjës mediatik janë konfirmuar të vrarë në konfliktin e Gazës.

Nga këta, 178 ishin palestinezë, dy izraelitë dhe gjashtë libanezë.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img