Orce Gjorgjievski kandidat i VMRO për Qytetin e Shkupit

Kryetari aktual i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale të tetorit. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i partisë në mbledhjen e sotme. Kryetari Hristijan Mickoski, theksoi që pas suksesit në Kisella Vodë, Gjorgjievski do të ketë detyrë që ta ringjallë Shkupin i cili gjatë mandatit të Danella Arsovskës është shkatërruar.

“Kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit e propozojmë Orce Gjorgievski. Vendimi për Orcen bazohet në disa fakte kyçe. E para anketat tregojnë se ai udhëheqë bindshëm, madje pesë herë më shumë se cilido prej zgjidhjeve që janë përmendur prej LSDM-së. E dyta vendimi për të është rezultat se ai si kryetar i Kisella Vodës, me përkushtimin e tij maksimal, punën dhe praninë e vazhdueshme në terren tregoi dhe dëshmoi se edhe guxon edhe dëshiron të punojë për qytetarët”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gjorgjievski, theksoi se është i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet Shkupi, megjithatë premtoi se bashkërisht me të gjithë komunitetet, do të angazhohet që qytetarëve t’u garantojë jetë më të dinjitetshme.

“E kërkoj mbështetjen nga të gjithë shkupjanët pa dallim të përkatësisë politike, pa dallim të besimit, pa dallim të kombit, për mua ekzistojnë vetëm shkupjanë që e duan ose nuk e duan qytetin dhe për atë i ftoj të gjithë të kyçen në këtë mision të përbashkët. Prej nesër fillojmë me vizita në terren ku do të fillojmë me procesin e krijimit të programit, me të cilin do të garojmë në këto zgjedhje lokale”, theksoi Orce Gjorgjievski, kandidat për kryetar të Shkupit.

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së gjithashtu zgjodhi kandidatë edhe për komuna tjera. Pesë prej tyre janë aktual, gjegjësisht në Gazi Babë Boban Stefkovski, Llozovë – Boshko Cvetkovski, Pehçevë Aleksandar Kitanski, Resnjë Jovan Tozievski, Zërnovcë Borço Kocev, ndërsa në Karposh do të jetë Sotir Llukovski. Në fund të majit, VMRO-DPMNE-ja shpalosi edhe 25 kandidatë tjerë për komuna me të cilët do të garojë në lokale. Ndërkohë partia maqedonase në pushtet vazhdon negociatat me partinë ZNAM të Maksim Dimitrievskit për koalicionim eventual në nivel lokal. Sipas Mickoskit partitë do të garojnë me lista të ndara të këshilltarëve, ndërsa në komuna të caktuara me kandidat të përbashkët.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img