Ledri Dakaj, ylli i ri i skenës muzikore: 12-vjeçari që po sjell energji të re në muzikën pop

Nëse mendoni se muzika shqiptare ka parë gjithçka, Ledri Dakaj është këtu për t’ju bindur të kundërtën. Vetëm 12 vjeç, por me një talent që rrallë shihet, ai sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titullin “Asap”, një këngë që premton të jetë hiti i verës.

Ledri ka nisur të këndojë që në moshën dyvjeçare, ndërsa sot, në një moshë kaq të re, ai po debuton fuqishëm në skenën muzikore shqiptare. Projekti i tij i parë është realizuar në studion e maestros së njohur Florent Boshnjaku, një nisje e denjë për çdo artist që synon të bëjë histori.

Megjithëse është në ujërat e muzikës pop, Ledri befason me shijen e tij muzikore: ai adhuron grupin BTS. Së shpejti pritet të sjellë edhe një seri cover-ash, që do të tregojnë anën e tij kreative.

No description available.

Muzika për të është më shumë se pasion. Ai ndjek me vëmendje hitet globale dhe emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Pse jo, në të ardhmen mund të shohim edhe një bashkëpunim mes tij dhe artistes së njohur Dafina Zeqiri, dëshirë që vetë Ledri e ka shprehur.

Videoklipi i “Asap” është realizuar nga produksioni i mirënjohur “Pinkmoon”, që ka sjellë një video dinamike dhe moderne, të denjë për tregun muzikor të ditëve të sotme.

Me energji pozitive, zë të veçantë dhe prezencë skenike të admirueshme për moshën që ka, Ledri Dakaj është emri që duhet ta mbani mend. Muzika shqiptare sapo ka fituar një yll të ri.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img