I nxehti i papërballueshëm, ka ngujuar njerëzit në shtëpi

Ndonëse vizitoret e huaj ishin të shumtë në qendër të Shkupit, qytetarët tonë ishin shumë të rrallë për shkak të temperaturave përvëluese. Qytetarët tonë thonë se dalin vetëm gjatë orëve të mbrëmjes ose me shpejtësi kryejnë obligimet ditore në mëngjes.

“Vizitorët e huaj thonë se për të evituar diellin dhe temperaturat përvëluese, gjatë shëtitjeve në Shkup, zakonisht kërkojnë hijet ose mbajmë kapela dhe marrim ujë me vete, për të përballuar temperaturat që në disa vende sot kalojnë 41 gradë celsius”, tha një qytetar.

”Shumë keq, kalojmë afër shatërvanëve është mirë por përndryshe shumë nxehet, vapë e madhe. Nga jeni ju? Jemi nga Bullgaria, erdhëm në Shkup ndërsa më pas do të vizitojmë edhe Kanionin e Matkës”, tha një turiste e Bullgarisë.

Është hera e tretë që jam në Shkup, dhe është bukur këtu. Si përballeni me temperaturat e larta? Ja mbajmë kapelë, syzë dielli dhe shëtisim”, shtoi ajo.

“Çfarë të them, temperaturat janë të larta, 42 – 45 gradë celsius. Si e ruani veten? Shkojmë ku është më fllad”, tha një qytetar.

”Shumë nxehtë. Tani do shkoj në shtëpi dhe aq më. Nuk del më? Jo, nuk dal më, ne jemi pensionistë. Patjetër të dalim çdo ditë nga pak sepse nuk rrihet në shtëpi gjithë ditën, çfarë të bëj, unë jetoj vetëm, fëmijët jetojnë jashtë shtetit”, tha një tjetër qytetar.

Enti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se moti shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të martën me temperatura ditore mbi 40 gradë. Të mërkurën dhe të enjten pritet rënie e temperaturave ditore, ndërsa të mërkurën, kryesisht në pjesët veriore të vendit, pritet të ketë reshje lokale të shiut. Një ditë më parë Qeveria doli me rekomandime për shkak të të nxehtit. Deri më 8 korrik shtatzënat dhe të moshuarit përjashtohen nga detyrimet e punës, ndërsa të gjithë të tjerët duhet të shmangin daljen jashtë nga ora 11 deri në 17.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img