Emir Sulejmani: Nuk është hera e parë që errësira përpiqet të ndërhyjë aty ku drita po forcohet

Kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani përmes një postimi ka shkruar se po qëndron në diaspor me bashkëatdhetarë duke dëgjuar hallet e tyre. Sulejmani shkruan se “Jam në mesin e diasporës sonë, 🇦🇱 njerëz me shpirt të pastër, me përkushtim të rrallë, që nuk kërkojnë asgjë për vete, veçse të ndihmojnë vendin që e mbajnë gjithmonë në zemër”.

Nuk është hera e parë që errësira përpiqet të ndërhyjë aty ku drita po forcohet.
As nuk do të jetë hera e fundit.
Jam në mesin e diasporës sonë, 🇦🇱 njerëz me shpirt të pastër, me përkushtim të rrallë, që nuk kërkojnë asgjë për vete, veçse të ndihmojnë vendin që e mbajnë gjithmonë në zemër.
Dhe pikërisht kjo i shqetëson disa.
Sepse ka nga ata që nuk durojnë dot as takime të natyrshme 🤝, as përqafime të sinqerta, as ndjenja që nuk komandohen.
Ndaj veprojnë aty ku mendojnë se nuk do të duken, në errësirë, natën.
Por harrojnë një gjë: gjurmët e tinëzisë janë më të dukshme se gjithçka 👣.
Sprovat nuk na ndalin.
Përkundrazi, vetëm e forcojnë atë që na lidh.
Dhe sot, me këtë diasporë përkrah, jam më i sigurt se kurrë: asgjë nuk na ndal dot!

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img