Besnik Emshiu: Fillon rikonstruktimi i rrugës për në fshatin Siniçan të Epërm – investim për jetën dhe zhvillimin rural

Kryetari aktual i Komunës së Bogovinës dhe kandidat për rizgjedhje nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Besnik Emshiu, ka njoftuar nisjen e rikonstruktimit të rrugës që lidh qendrën komunale me fshatin Siniçan të Epërm, një investim që, sipas tij, do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, Emshiu ka shkruar:

“Rikonstruimi i rrugës për në fshatin Siniçan të Epërm ka nisur! Një tjetër premtim që merr formë konkrete në terren. Kjo rrugë nuk është vetëm asfalt – është lidhje mes komuniteteve, mes mundësive dhe zhvillimit, një hap drejt barazisë infrastrukturore për të gjithë banorët e komunës sonë.”

Projekti përfshin rregullimin e shtresave rrugore, zgjidhjen e problemeve të ujërave atmosferikë, si dhe asfaltimin final me standarde bashkëkohore, duke garantuar që rruga të jetë funksionale gjatë gjithë vitit.

Kjo ndërhyrje infrastrukturore vjen si pjesë e planit të Emshiut për zhvillim të balancuar të të gjitha fshatrave të komunës, duke mos lënë asnjë vendbanim në margjina të investimeve.

“Jemi të vetëdijshëm se zhvillimi nuk ndodh vetëm në qendër. Ai duhet të fillojë aty ku është më i nevojshëm – në vendbanimet që për vite të tëra kanë qenë të harruara. Ne e kemi kthyer këtë qasje, dhe do ta vazhdojmë me të njëjtin ritëm,” ka shtuar Emshiu.

Sipas kryetarit, përveç lehtësimit të qarkullimit të banorëve, kjo rrugë ka rëndësi të madhe edhe për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe tregtinë lokale, pasi përmirëson aksesin në shërbime dhe mundësi të reja.

Banorët e fshatit Siniçan i kanë mirëpritur punimet dhe shprehen se prej kohësh kanë pritur këtë investim, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe zhvillimin e vendbanimit të tyre.

Ky është një tjetër projekt që Emshiu e paraqet si dëshmi konkrete të punës së tij gjatë mandatit, në një kohë kur fushata zgjedhore është gjithnjë e më aktive, dhe kërkesa për llogaridhënie dhe rezultate është në rritje.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img