Arrestimi i Noizyt në Zvicër, REAGON menaxheri i reperit, zbulon prapaskenat

Orë të tensionuara për fansat e artistit të njohur shqiptar, Noizy, i cili është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Cyrihut. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, ndodhej në Zvicër si pjesë e një turneu promovues për albumin e tij më të fundit, ‘Icon’, dhe pritej të performonte në një klub nate në qytet.

Lajmi për arrestimin e tij është përhapur me shpejtësi në mediat online dhe rrjetet sociale. Disa media raportojnë se ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, megjithatë, burime të afërta me artistin ofrojnë një version krejtësisht tjetër.

Në një prononcim ekskluziv për Revista Class, njerëz të ekipit menaxherial pranë Noizyt pohojnë se situata është rezultat i një ngatërrese administrative dhe nuk ka të bëjë me ndonjë çështje penale. Menaxhmenti i tij ndërkombëtar, “Universal” nga Gjermania, është vënë menjëherë në lëvizje duke angazhuar ekip ligjor për të sqaruar ngjarjen.

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim,” shprehen të afërm të artistit, duke shtuar se janë të habitur ndaj asaj që ndodhi në një vend me reputacion të lartë për drejtësi si Zvicra.

Po ashtu, burimet theksojnë se Noizy nuk është i përfshirë në asnjë hetim aktiv dhe se menaxhmenti është i bindur se gjithçka do të zgjidhet së shpejti.

Manaxhmenti, familja, njerzit e afërt rreth Noizyt distancohen nga çdo lajm i rremë që është përhapur këto ditë rreth emrit të tij që mund ta lidhin me vepra penale. Po të njëjtët, garantojnë se Noizy nuk ka asnjë konflikt me askënd, por emri i tij keqpërdoret nga palë të treta./Revista Class

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img