Arian Tahiri prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale – “Koha jonë ka ardhur”

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka prezantuar sot listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke e cilësuar atë si një përfaqësim të denjë të qytetit në tërësi.

“Ndihem i nderuar që sot kam kënaqësinë t’ju prezantoj listën e kandidatëve më të mirë për Asamblenë Komunale të Mitrovicës. Kjo listë përfaqëson qytetin tonë në tërësi, me profesionistë të dëshmuar nga fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, ekonomia, kultura, rinia e shoqëria civile,” ka deklaruar Tahiri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai theksoi se ekipi që po paraqet PDK-ja në këto zgjedhje është i përkushtuar për ndryshim të qëndrueshëm dhe zhvillim të qytetit, duke e konsideruar këtë fazë si një moment kyç për Mitrovicën.

“Bashkë, me energji të reja dhe vizion të qartë. Sepse, është #KohaJonë!”, përfundon postimi i Tahirit, duke dhënë sinjalin për një fushatë dinamike dhe gjithëpërfshirëse.

Zgjedhjet lokale në Mitrovicë pritet të jenë ndër garat më të ndjekura në vend, ku partitë kryesore tashmë kanë filluar prezantimet e kandidatëve dhe platformave të tyre për qeverisjen lokale.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img