Ali Ahmeti nga Tetova: Është koha për ndryshim të Kushtetutës – t’i themi PO Evropës

Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, bëri thirrje për një mobilizim të gjithanshëm dhe të vendosur të qytetarëve në zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum kombëtar për dinjitetin, integrimin dhe të ardhmen.

“Të gjithë të mobilizuar si një trup i vetëm, në kutinë e votimit, për të votuar për krenarinë tonë kombëtare, për legjitimitetin tonë politik dhe për të ardhmen tonë të sigurt,” u shpreh Ahmeti, duke kërkuar unitet dhe angazhim nga çdo qytetar shqiptar.

Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është vetëm një projekt politik lokal, por një vizion për përparimin e gjithë shqiptarëve në rajon.

“Ne duhet të angazhohemi seriozisht për të kapur hapin me Shqipërin, Malin e Zi, për të lëvizur përpara së bashku. Nuk është mirë as për maqedonasit, e as për ne, të mbesim të ndarë dhe të vonuar. Është koha për ndryshim të Kushtetutës, për t’i thënë PO Evropës, për t’i hapur dyert ekonomisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës”, deklaroi lideri Ahmeti.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm lokale, por kanë peshë kombëtare dhe evropiane, sepse ndodhin në një moment ku e ardhmja e shqiptarëve duhet të marrë drejtim të qartë dhe të përgjegjshëm.

Mos e humb lajmin

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img