AKE shpall tender për dhënien e radio frekuencave përmes ofertave publike

Agjencia për Komunikime Elektronike miratoi Vendim për shpalljen e tenderit publik me ofertë publike për dhënien e lejeve për përdorimin e radio frekuencave në brezat radiofrekuencorë 700 MHz, 1800 MHz dhe 3.x GHz. Vendimi vjen pas dëgjimit publik për këtë qëllim, i cili rezultoi në Letra Shprehjeje Interesi nga ONE Maqedoni Telekomunikime SHPKNJP Skopje, Bitstrim Mobile SHPKNJP Skopje dhe nga e&ppf Telekom Grup B. V.

Vlera fillestare më e ulët e tregut të radio frekuencave si kompensim i njëfishtë për miratimin A1 është 4.2 milionë euro, për miratimin B1 është 1.5 milionë euro dhe për miratimin C1, 2.320 milionë euro.

Ofertuesi që kualifikohet për ankandin publik duhet të paguajë një depozitë prej 10 përqind të vlerës fillestare të tregut të radio frekuencave.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 35 ditë nga data e njoftimit dhe hapja publike e ofertave do të zhvillohet më 22 gusht në orën 10:00 në ambientet e AKE.

Më 22 prill të këtij viti, AKE njoftoi qëllimin e saj për të zhvilluar një procedurë publike tenderimi me oferta publike për një operator të ri rrjeti në vend, me kërkesë të “One Maqedoni Telekomunikime”, firma që kompania hungareze e telekomunikacionit “For -aj-xhi” e regjistroi në vend pasi njoftoi hyrjen e saj në tregun e telekomunikacionit të Maqedonisë.

Që nga tremujori i katërt i vitit të kaluar, numri i abonentëve aktivë të telefonisë celulare ishte 1,975,907.

Nga 10 subjekte të njoftuara në të dhënat zyrtare të AKE në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, gjashtë subjekte ofruan shërbime telefonike të disponueshme publikisht në një rrjet publik të komunikimit celular: Telekomi i Maqedonisë SHA Skopje, A1 Maqedoni Shkup, Lajkamobajl – Shkup, Telekabel – Shtip, Green Mobajl – Prilep dhe MTEL – Shkup.

Sondazhi i opinionit publik nga aspekti i mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike nga Agjencia për Komunikime Elektronike, i publikuar në fillim të këtij muaji, tregoi se kënaqësia më e ulët është me çmimet e shërbimeve të telefonisë celulare, me 55.9 përqind.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img