Ahmeti e humb edhe një aleat, TDP: Ne i shikojmë interesat tona

Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), Zülfikar Zeynula në një intervistë për portalin në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut, TimeBalkan, ka thënë se tashmë ka përfunduar koalicioni me Frontin Evropian. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për vokabularin e përdorur nga dy kampet më te fuqishme etnike në vend dhe ka shtuar se subjekti që ai tashmë drejton, do të shikojë interesat e komunitetit turk në vend.

Pyetje: TDP mori pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar në kuadër të Frontit Evropian, e udhëhequr nga BDI, dhe deputeti Bejxhan Iljaz ende vepron në grupin parlamentar të kësaj aleance. Në opinionin publik thuajse çdo ditë dalin lajme se TDP do t’i bashkohet shumicës qeverisëse. A do të ndryshojë partia juaj koalicionin para zgjedhjeve lokale? A mund të na i shpjegoni arsyet?

Përgjigje: Vendimi ynë për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2024 nën ombrellën e Frontit Evropian ishte marrë në përputhje me rrethanat politike të asaj kohe dhe në interes të popullit tonë. Sot jemi në një proces të ri.
Sot, lidhja e aleancave politike me qytetarët po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje – ajo matet me rezultate konkrete dhe përfitime reale për njerëzit.

Pyetje: A do të ketë ndryshim të koalicionit?

Përgjigje: Ne nuk kemi qëndrim të mbyllur për këtë çështje. Për ne është me rëndësi që të mbrohen sa më mirë të drejtat dhe interesat e komunitetit turk. Nuk jemi të përkushtuar pas koalicioneve, por pas parimeve.
Në këtë drejtim, procesi i konsultimeve me të gjitha degët tona është duke vazhduar. Dhe nëse është e nevojshme, nuk do të hezitojmë të kërkojmë edhe mendimin e popullit.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img