Iniciativë vullnetare për ndihmë ndaj Familjes së komandant Telit

Iniciativë Vullnetare për Ndihmë ndaj Familjes së Komandant Telit

Të dashur bashkëkombës,

Në një kohë të vështirë ekonomike, ku inflacioni po godet çdo familje, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë tonë.

Komandant Teli, biri i kësaj toke, dha jetën në luftën e lavdishme të UÇK-së për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar. Sot, është detyra jonë morale e kombëtare që të kujdesemi për familjen e tij të nderuar, që me dinjitet e sakrificë ka mbajtur mbi supe peshën e mungesës së një heroi.

Kushdo që ka mundësi, sado pak, le të kontribuojë financiarisht për të lehtësuar barrën ekonomike të kësaj familjeje martire. Ky nuk është vetëm një akt ndihme – është një borxh që ia kemi historisë tonë.

Nuk harrojmë ata që ranë për ne. Nuk lëmë vetëm ata që lanë gjithçka për ne. Nderi i kombit është të kujdesemi për familjet e dëshmorëve tanë!

Numri i llogaris bankare:
AL49202113430000000011911535
Emri i bankes: Raiffeisen Bank Sha

Adresa: Rr.Petro Korcari, Tirane, Albania.
Kodi postes: 1022

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img