Zv/kryeministri Sali: Qytetarëve u duhen zgjidhje, jo zgjedhje!

Në një intervistë për emisionin ZOOM, zv/kryeministri Bekim Sali, i pyetur rreth asaj se a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare tha se qytetarëve u nevojiten zgjidhje e jo zgjedhje.

Ai tha se edhe pse VLEN ka treguar performancë të qëndrueshme në dy cikle zgjedhore, duke fituar zgjedhjet parlamentare dhe komunale, dhe zgjedhjet e parakohshme vetëm do ta rrisnin numrin e mandateve të koalicionit shqiptar në qeveri, situata politike aktuale nuk e bën të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Qytetarëve u duhen zgjidhje për një jetë më të mirë, jo domosdoshmërisht zgjedhje të menjëhershme. Analiza e situatës politike tregon se mund të jetë më e dobishme të vazhdojmë me organizime të tjera paraqitëse, duke shfrytëzuar momentumet pozitive që kemi nga fitoret e kaluara,” tha Sali.

Ai theksoi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VLEN synon vetëm rezultate pozitive dhe rritje të përkrahjes nga qytetarët.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img