“Zgjedhja e Presidentes”, Rugova flet për Osmanin: Është Rugoviste dhe ka bërë punë të mirë

Deputeti i zgjedhur vlerëson punën e presidentes dhe lë të hapur mundësinë e mbështetjes për rizgjedhje.

Deputeti i zgjedhur Ukë Rugova ka folur për mundësinë e mbështetjes së familjes së tij ndaj Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se vendimi do të merret kur të vijë momenti i duhur, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare në këtë fazë.

“Do të shohim, të shohim tash si të vijë, të shohim kur të vijë koha”, ka deklaruar Rugova.

Megjithatë, ai ka vlerësuar figurën dhe punën e deritanishme të presidentes, duke theksuar lidhjen e saj me frymën rugoviste.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë. Presidentja Osmani është një Rugoviste, siç e dimë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu. Të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova, percjell Reporteri.

Ai la të kuptohet se zhvillimet politike në ditët dhe muajt e ardhshëm do të përcaktojnë edhe qëndrimin e tij përfundimtar lidhur me rizgjedhjen e Osmanit.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img