Zef Berishaj: Fondi “Babë e Bijë” – një mision i shenjtë për fëmijët me autizëm

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” në TV Boin, nënkryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, foli me emocione të veçanta për rëndësinë e Fondit “Babë e Bijë”, një nismë humanitare që synon të ndihmojë fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.

Berishaj theksoi se ky fond është një gur themeli për bashkëpunimin mes diasporës shqiptare dhe trojeve, duke e cilësuar si një akt të shenjtë që lidh dashurinë prindërore, traditën dhe solidaritetin kombëtar.

“Kemi Shoqatën këtu në Malësi dhe njëkohësisht atje në Kaliforni, dhe është kënaqësi jo vetëm për neve që jetojmë në diasporë, por edhe për të gjithë këtu në vendlindje. Sepse me këtë fond po bëjmë dy gjëra të mira: e filluam si diçka të vogël, por tashmë po e bëjmë tradicionale dhe do ta zgjerojmë rrethin edhe në SHBA, që të bëhemi bashkë të gjithë. Kjo është gjë e shenjtë – të punojmë së bashku, të forcojmë lidhjet dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, – u shpreh Berishaj.

Ai tregoi se deri më tani, përmes këtij fondi janë mbledhur mjete të konsiderueshme, të cilat kanë bërë të mundur sigurimin e terapive dhe mbështetjes së specializuar për disa fëmijë me autizëm në Komunën e Tuzit. Këto ndihma u kanë hapur atyre më shumë mundësi për zhvillim dhe përfshirje aktive në jetë.

Berishaj shtoi se ky fond nuk duhet parë vetëm si një projekt humanitar, por si një mision kombëtar që dëshmon se diaspora shqiptare, pavarësisht distancës, nuk është asnjëherë e shkëputur nga rrënjët, kultura dhe përgjegjësia shoqërore.

“Ky fond është një shenjë e qartë se bashkimi ynë, vlerat dhe krenaria jonë kombëtare mund të kthehen në mbështetje konkrete për ata që kanë më shumë nevojë. Ne duam që kjo nismë të bëhet një traditë e përvitshme, që të sjellë gjithnjë e më shumë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve me autizëm”, – theksoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Berishaj bëri thirrje që të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, të bashkohen rreth kësaj nisme dhe të japin kontributin e tyre, duke rikujtuar se vetëm së bashku mund të ndërtohet një e ardhme më e drejtë për çdo fëmijë.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img