
Kandidati për kryetar komune të Haraçinës, Daut Beqiri, sot e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Pas votimit, ai ka deklaruar se këtë e ka bërë me bindjen e plotë se vullneti i popullit do të fitojë.
“Kemi zhvilluar një fushatë të qetë, të ndershme dhe plot dashuri për vendin tonë.
Në çdo lagje e familje kam parë dëshirën për ndryshim dhe zhvillim.
Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë me qetësi e përgjegjësi.
Sot Haraçina vendos për të ardhmen – dhe fitorja do të jetë e popullit!” – ka deklaruar Beqiri.
Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen:
“Me NJË ZË 7️⃣✅”

