VMRO: Me çfarë është shantazhuar Arben Taravari?

Arben Taravari, lideri i krahut të Aleancës për Shqiptarët, vazhdimisht e ndryshon tregimin sipas asaj që i përshtatet, prandaj dy herë hyri dhe doli nga koalicioni qeveritar, si një nuse e re që vazhdimisht e ndërpret dasmën, reagojnë sot nga partia në pushtet VMRO-DPMNE pasi më herët, ASH akuzoi se e keqja e VLEN-it vjen nga partnerët e tyre qeveritarë si VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stolkoviqit, e jo nga opozita shqiptare.

“Sot, VMRO-DPMNE i është e keqja, ndërsa vetëm dy muaj më parë, me të njëjtën VMRO-DPMNE ulej krenar në Qeveri”, thuhet në reagimin me shkrim të partisë në pushtet.

Prej andej pyesin se me çfarë është i shantazhuar Taravari dhe sa herë edhe më tej do ta shesë të njëjtën histori.

Sipas partisë së Mickoskit, e keqja e vërtetë nuk është VMRO-DPMNE-ja, por hipokrizia dhe standardi i dyfishtë i tij, sepse sa herë që nuk merr funksion, menjëherë e shpall partnerin fajtor.

“Taravari ose nuk di çfarë flet, ose e di, por qëllimisht e ndryshon pllakën për ta justifikuar hyrjen dhe daljen nga koalicioni”, shkruhet në reagimin partiak.

Nga VMRO-DPMNE theksuan edhe disa fakte për veprimtarinë politike të Taravarit nga shkurti i vitit 2024 e deri më sot. Kështu, thonë se në shkurt të vitit 2024 Taravari vetë deklaroi se VMRO-DPMNE dhe LSDM e shihnin bllokun e tij si partner të dëshiruar. “Madje pranoi se nga Ali Ahmeti kishte marrë oferta të parezistueshme për kryeministër të parë shqiptar dhe kandidat presidencial. Në qershor të vitit 2024, Qeveria u votua me partneritetin e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të partive opozitare shqiptare – VLEN, ndërsa në maj të vitit pasues, Aleanca për Shqiptarët e Taravarit e braktisi koalicionin VLEN me arsyetimin e premtimeve të papërmbushura. Megjithatë, një pjesë e partisë së tij mbeti në Qeveri”.

Nga kjo, sipas VMRO-së në pushtet, mund të konkludohet se problemi nuk është ideologjik, por ndoshta në shantazh.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img