VLEN: Partneriteti me SHBA është busulla jonë politike drejt BE-së

Sot, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ishte nikoqire e përfaqësuesve të American Council of Young Political Leaders (ACYPL) Alumni, të cilët po qëndrojnë prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut. Në takim mori pjesë edhe Gazmend Iljazi, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Nga koalicioni VLEN ishin të pranishme edhe deputetet Saranda Imeri Stafai dhe Mimoza Musa, ndërsa në tryezë u bashkuan edhe përfaqësues të partive tjera politike dhe institucioneve shtetërore.

Ky takim tradicional i alumnive të ACYPL u shndërrua në një platformë të hapur diskutimi për projekte konkrete të ministrisë së Transportit, zhvillimet në sistemin politik dhe arsimor, si dhe procesin e integrimit evropian.

Në emër të VLEN, theksuam përkushtimin tonë për: Forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, si shtyllë kryesore e politikës sonë të jashtme. Zhvillimin e reformave të domosdoshme, që avancojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Përmirësimin e infrastrukturës dhe arsimimit, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm. Përshpejtimin e integrimit në BE, si orientim strategjik i pakthyeshëm për shtetin dhe qytetarët tanë.

Takimi u mbyll me një atmosferë miqësore, ku u ndanë ide, vizione dhe vlera kulturore, duke treguar se bashkëpunimi ndërmjet miqve ndërtohet mbi besim, dialog dhe përkushtim të ndërsjellë.

VLEN mbetet e vendosur të avancojë reformat, të forcojë partneritetet strategjike dhe të garantojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img