VLEN: Çka po ndodh në Saraj: Kush po ndërton në pronën e pishinës publike?

Përfaqësuesi i VLEN-it, Muhamed Elmazi, në një konferencë për media akuzoi Komunën e Sarajit për ndërtim të paligjshëm dhe të fshehtë në hapësirat e ish-qendrës rekreative sportive në këtë komunë. Ai theksoi se bëhet fjalë për rindërtimin e një objekti që dikur ishte pronë publike – pishina në Saraj – e cila, sipas tij, është shndërruar në pronë private pa asnjë dokumentacion të publikuar.

“Në Saraj po ndërtohet pa informim publik, pa leje ndërtimi të ekspozuar dhe pa asnjë tabelë informuese. Nuk ka asnjë të dhënë për investitorin apo kompaninë ndërtimore. Çdo gjë po bëhet në fshehtësi të plotë,” – deklaroi Elmazi.
Sipas tij, ky objekt që dikur i takonte të gjithë qytetarëve, është transformuar në pronë komunale nga qeveria e kaluar e përbërë nga BDI dhe LSDM, por që nga ajo kohë nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me qëllimin apo fatin e këtij projekti.

Elmazi drejtoi një sërë pyetjesh publike

Komuna e Sarajit duhet t’u japë përgjigje banorëve të Sarajit dhe opinionit të gjerë:

• Cila është kompania e cila është duke e ndërtuar objektin?
• Kush është investitori dhe me çfarë burimesh po financohet ndërtimi?
• Në çfarë baze ligjore po ndërtohet?
• Kur është marrë vendimi për këtë ndërtim?
Ndërkohë, Qyteti i Shkupit, si çdoherë edhe këtë radhë heshtë kur bëhet fjalë për interesa të kryetarit aktual të Komunës së Sarajit dhe eprorit të tij, Blerim Bexheti, vazhdon të heshtë.
Në të gjitha rastet që lidhen me Blerim Bexhetin, Qyteti i Shkupit sillet sikur nuk është kompetent për mbikëqyrje, inspektim apo për çështje që kanë të bëjnë me tokën ndërtimore dhe ndërtime të paligjshme.

Të nderuar,

Kërkojmë që Komuna e Sarajit të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe informacionet zyrtare lidhur me këtë objekt.
Kërkojmë gjithashtu nga Qyteti i Shkupit të kryejë një kontroll të plotë inspektues dhe të informojë opinionin publik në mënyrë të qartë, transparente dhe të përgjegjshme.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img