VLEN: Bujar Osmani, pse shkove te Gruevski në Hungari, shqiptarët presin përgjigje?

Koalicioni VLEN thotë se është e pabesueshme të dëgjosh Bujar Osmanin të flasë për “vetting” e reforma. Sipas VLEN-it, Osmani është njeriu mbi të cilin rëndojnë raporte të shumta të revizionit për keqpërdorime, njeriu që ka qenë i përfshirë në dosje të hapura të Prokurorisë Speciale Publike, njeriu që si ministër i dha dritë jeshile hyrjes së MTEL-it, duke shitur interesin shqiptar.

“Ky është i njëjti ministër që lejoi kompanitë serbe e malazeze të marrin licenca për të sunduar me biznesin e kazinove, duke e kthyer shtetin në terren të oligarkëve të huaj.

Ky është Bujar Osmani, politikan i kapur nga skandalet, që nuk ka guximin të përballet me të kaluarën e vet, por sot guxon të predikojë moral politik.

Prandaj ne e pyesim publikisht:

Pse nuk flet për vettingun e vetvetes?

Pse nuk tregon pse shkove në Hungari për ta takuar Gruevskin? Çfarë kërkove prej atij që iku nga drejtësia?

Pse gjatë qeverisjes suaj, shqiptarët ishin më të varfër, më të papërfaqësuar dhe më të zhgënjyer se kurrë?

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën. BDI nuk është më as “shtëpi politike”, as “mbrojtëse e interesave kombëtare”, por një strukturë që ekziston vetëm për të shpëtuar fytyrën e disa individëve të diskredituar.

VLEN është përgjigjja. Me ekipin tonë të ri, të pastër dhe të përgatitur, ne nuk i trembemi as reformës e as transparencës sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Ndryshimi ka filluar. Mashtrimet e BDI-së nuk funksionojnë më. Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin të ardhmen: VLEN është reforma! VLEN është bashkimi! VLEN është fitorja!”, thonë nga VLEN.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img