VLEN: Bujar Osmani dhe Artan Grubi si ministra kanë mbështetur dhënien e lejes për MTEL dhe kazinot serbe

Bujar Osmani mendon se shpejt do të largojë mizën nga koka, por në të vërtetë u zbulua vetë.

Kujtojmë:
Hyrja e MTEL në Maqedoni ishte në korrik 2021 – pikërisht kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa ministrat e ekonomisë dhe financave ishin pikërisht nga BDI.

Pa pëlqimin politik të Qeverisë ku mori pjesë BDI, MTEL nuk do të merrte licencë dhe nuk do të hynte në treg.

Gjithashtu, qeveria e Osmanit dhe Grubit mori disa vendime për të lejuar hyrjen e kapitalit nga krimi i organizuar serb dhe malazez në biznesin e kazinove.

Sot, Osmani paraqitet i shqetësuar për hyrjen e kapitalit serb, ndërsa Qeveria e tij e hapi tregun dhe dha dritë të gjelbër.

Në fakt shkak që BDI është si parti në listën e zezë është vetëm pasojë e shumë informacioneve për hyrjen e bizneseve dhe kapitalit të dyshimtë serb në Maqedoni, gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.

Duke pasur parasysh këtë, kërkojmë nga Osmani të përgjigjet publikisht:

A është, sipas informatave tona, hyrja e paralajmëruar e “Alta Bankës” rezultat i shumë takimeve që ai dhe Ali Ahmeti i patën me presidentin Vuçiç dhe me funksionarë të tjerë serbë?
A ekzistojnë proces verbale, korrespondencë dhe marrëveshje nga këto takime – dhe nëse po, pse nuk janë publikuar?

Opinioni meriton politikë konsistente dhe transparencë të plotë, jo përplasje ditore dhe përgjegjësi të ndara.

Nëse Osmani është i sinqertë, le të publikojë të gjitha dokumentet dhe të shpjegojë pse në vitin 2021 Qeveria e tij mbështeti hyrjen e MTEL.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img