VLEN: BDI, partia që kurrë nuk mori përgjegjësi për tragjeditë e shqiptarëve

Si asnjëherë më parë, institucionet dhe partitë politike të pushtetit njëzëri dënojnë ksenofobinë në sport. Por është e pabesueshme që në të njëjtën frymë, një parti që sot flet për dinjitet, në fakt është ajo që në dy dekadat e fundit u ka sjellë më shumë turp dhe dhimbje shqiptarëve se çdo pushtet tjetër në historinë e këtij shteti.

Funksionarë të BDI-së asnjëherë nuk kanë dhënë dorëheqje, as atëherë kur shqiptarëve u ndodhën tragjeditë më të mëdha:
• Nuk dhanë dorëheqje kur ndodhi rasti “Monstra”, dhe shqiptarët u akuzuan si terroristë pa prova;
• As kur ndodhi “Lagjja e Trimave”, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor;
• As kur ndodhi rasti “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan për një vrasje që edhe sot duket e montuar;
• As kur u vra mizorisht vogëlushi Almiri, ndërsa drejtësia e quajti “aksident trafiku” dhe BDI heshti;
• As kur u vra Harun Aliu, ish-luftëtar i UÇK-së, në rrethana të paqarta;
• As kur u publikua enciklopedia antishqiptare;
• As kur fëmijët tanë mësonin nga tekste që shtrembëronin historinë dhe identitetin shqiptar;
• As kur pranuan luanin e VMRO-së si simbol shtetëror;
• As kur u realizua projekti “Shkupi 2014”, pa asnjë element shqiptar në zemër të kryeqytetit;
• As kur u ngrit përmendorja e Car Dushanit, pikërisht para Kuvendit;
• As kur më 27 prill u rrahën deputetët shqiptarë brenda Kuvendit;
• As kur u turpërua i gjithë populli me “Ilinditën” – pasojë e paaftësisë dhe servilizmit të tyre;
• As kur ndodhi tragjedia në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën qytetarë të pafajshëm, pa asnjë dorëheqje;
• As kur ndodhi aksidenti me “Durmo Tours”, pa asnjë drejtësi për viktimat;
• As kur ndodhi tragjedia me “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 persona;
• As kur shpërtheu skandali me “Magjar Telekom” një nga aferat më të mëdha korruptive në vend;
• As kur SHBA vendosi në listën e zezë Artan Grubin, dorën e djathtë të Ali Ahmetit, për lidhje me kasapin e shqiptarëve, Sasho Mijalkov.

Një parti që kurrë nuk ka ndjerë turp, nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka marrë përgjegjësi për asnjërën nga këto tragjedi, nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për të ardhmen e shqiptarëve. BDI nuk është më zëri i shqiptarëve. Ajo është barrë mbi supet e tyre. Po vjen koha e përgjegjësisë.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img