VLEN: BDI, E Majta dhe Arsovska po inskenojnë destabilizim ndëretnik për interesa politike

Koalicioni VLEN ka kritikuar ashtu siç thonë, përpjekjet e koordinuara që po bëhen ditëve të fundit për të krijuar tensione ndëretnike të fabrikuara, me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit nga dështimet dhe korrupsioni politik i partive që tanimë janë në opozitë.

VLEN thotë se rasti i djeshëm me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, përskaj dënimit të menjëhershëm të rastit nga ana jonë, vlersojmë se është një shembull i inskenimit të tensioneve ndëretnike, me retorikë për të krijuar përplasje artificiale në mes komuniteteve.

“Po ashtu, incidenti fizik mes disa të rinjve në Tetovë, i përdorur nga portale të afërta me BDI-në dhe Levicën, është fryrë me qëllim për të nxitur përçarje dhe frikë. Dhe ndërkohë që qytetarët kërkojnë stabilitet, në një fotografi që qarkullon në opinion, shihet deputeti i BDI-së, Musa Xhaferi, ulur në tavolinë me deputetin e Levicës, përfaqësues i partisë më antishqiptare, pro-ruse dhe destabilizuese në vend. Çfarë planesh janë diskutuar aty? Kush e ka urdhëruar atë takim dhe me çfarë qëllimi?”, pyet VLEN-i.

E gjithë kjo, siç thuhet në reagim, vjen në një klimë ku një zyrtar i BDI-së në Komunën e Shuto Orizares është nën hetim për zjarrvënie të qëllimshme ku në shtëpinë e tij janë gjetur lëndë djegëse dhe dëshmi të rënda që ngrejnë dyshime serioze për akte sabotuese me pasoja të rënda për banorët.

“Të gjitha këto ngjarje nuk janë të izoluara, ato janë pjesë e një strategjie të rrezikshme të BDI-së, në bashkëpunim të heshtur me Levicën dhe Danella Arsovskën, për të provokuar kaos, për të rikthyer frikën dhe për të prodhuar alibi politike. Këto janë lojëra të rrezikshme që potencialisht mund të cenojnë stabilitetin ndëretnik, që kërcënojnë bashkëjetesën dhe stabilitetin e vendit! VLEN bën thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që ta ndjekin me vëmendje këtë strategji të qëllimshëm dhe të dëmshme, të hetojnë secilin rast dhe të ndalojnë që kriminelët dhe nxitësit e urrejtjes të fshihen pas flamujve politikë”, thonë në VLEN.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img