Virusi i barkut dominues tek fëmijët, Ademi: Me rëndësi marrja e terapisë adekuate

Në periudhën e dimrit, përveç gripit, aktuale janë edhe viruset e ndryshme. Momentalisht tek fëmijët po dominon virusi i barkut, thotë për TVM2, mjeku Sejfullah Ademi. Sipas tij, simptomat janë me mundime, shtrëngime të barkut, të vjella që zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, varësisht nga imuniteti i fëmijëve.

“Te popullata vetëm se është aktuale virusi i barkut, më të rrezikuar janë fëmijët që janë pjesa më e prekur nga e gjithë popullata. Simptomat duke filluar janë me barkqitje, të vjella, mundime, si dhe shtrëngime të lehta në bark, gjë që na alarmon se ne duhet të ndërmarrim masa që situatën e tillë ta përmirësojmë dhe t’u ndihmojmë duke filluar me terapinë simptomatike, por duhet të ndiqet situata që të mos vështirësohet gjendja që mund t’i komplikojë pastaj gjërat.”, – deklaroi mjeku, Sejfullah Ademi.

Mjeku Sejfullah Ademi thekson se është e preferuar që pacientët me virus të barkut fillimisht të marrin terapinë më të lehtë, elektrolitet, dhe pastaj të shihet në bazë të simptomave.

“Terapia duke filluar nga më e lehta, dhënia e elektroliteve, probiotikëve një ashtu preferohet, sa më shumë lëngje, ushqime të lehta, që mos ta mundojmë sistemin gastrointestinal, një farë forme e acaruar nëse themi, që duhet të ketë kujdes familja që çfarë ushqimi u jep fëmijëve që t’i kalojë sa më shpejt virusi aktual.”, – theksoi mjeku, Sejfullah Ademi.

Mjeku Ademi apelon prindërit që të ndjekin në vazhdimësi gjendjen e fëmijës që vuan nga virusi i barkut, që të evitohen problemet e tjera shëndetësore. Po ashtu rekomandohet që të kujdesemi në marrjen e mineraleve dhe vitaminave me ushqim të shëndetshëm.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img