Vdes lideri politik në Indi, avioni i tij u përplas dhe shpërtheu në flakë

Zëvendëskryeministri i shtetit më të pasur të Indisë, Maharashtra, Ajit Pawar, ka ndërruar jetë këtë t5 mërkurë, 28 janar, së bashku me katër persona të tjerë, kur avioni i tij privat u përplas dhe mori flakë.

Pawar, i cili vinte nga një familje e njohur politike, po udhëtonte drejt zonës së tij për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet lokale. Bashkë me të ishin dy anëtarë të stafit dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit në avionin Learjet 45, i operuar nga VSR Ventures. Autoritetet konfirmuan se nuk ka asnjë të mbijetuar.

Drejtori i VSR Ventures, VK Singh, tha për India Today se avioni u përplas gjatë përpjekjes për t’u ulur në qytetin e Baramati-t, ndërsa shkaku i aksidentit nuk është i qartë. Ai shtoi se avioni ishte 100% i sigurt dhe ekuipazhi ishte me përvojë.

Ajit Pawar udhëhiqte një fraksion që ishte ndarë nga Partia Kombëtare Kongresiste dhe mbështeste në qeverinë e Maharashtrës Bharatiya Janata Party të Kryeministrit Narendra Modi, i cili në një postim në “X” e quajti vdekjen e Pawar “tronditëse dhe të dhimbshme”.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img