Site icon Noapress

Vdekja e 27-vjeçares shqiptare në spitalin në Egjipt ende e një “MISTER”! E ëma akuza për bashkëshortin e vajzës: I dha medikamente për ndërprerjen e shtatzënisë

20 gushti i vitit të kaluar, në një spital në Aleksandria të Egjiptit do të rezultonte fatal për 27-vjeçaren me origjinë shqiptare, Erika Squillace, pasi ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas hetuesve, po shqyrtohet mundësia që ekziston mundësia që Erikës t’i jetë dhënë një dozë e lartë medikamenti me qëllim ndërprerjen e shtatzënisë, teksa burime për mediat e huaja dëshmojnë se bëhej fjalë për një shtatëzani në muajin e shtatë, por ky informacion vijon të jetë i paverifikuar.

Ndërkohë që mamaja e Erikës ka bërë kallëzim në polici kundrejt bashkëshoritit të vajzës, pasi e ka akuzuar se nuk ka reaguar në kohë për ta dërguar në spital. Sipas pretendimeve të saj vetem pas këmbënguljes së vazhdueshme dhe kërcëniumit të nënës se do të njoftonte policinë, 27-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar telefonin e viktimës si edhe kartelat mjekësore nga spitali në Egjipt, teksa po shqyrtohen edhe dokumeta të tjera mjekësore.

Po ashtu, trupi i të ndjerës po i nënshtrohet autopsisë në poliklinikën Gemelli për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Avokati i familjes ka deklaruar se Erika dyshohet se është intoksikuar nga një medikament i dhënë jashtë çdo strukture spitalore, në doza të rrezikshme për jetën, raportojnë mediat e huaja.

Exit mobile version