Me një projekt të ri kushtuar bashkëshortes së tij vjen këngëtari Valon Islamaj. E ka titulluar “Heroina e shtëpisë sime”, me muzikë dhe orkestrim nga Hekuran Krasniqi dhe tekst të Xhavit Bujupit, ndërkohë që në violinë ka luajtur Tori kurse gjithë produksion i Hekit, këngëtari Islamaj këtë projekt e ka të karierës pasiqë ia ka kushtuar bashkëshortes, nënës së fëmijëve të tij por edhe gjitha grave e bashkëshorteve të cilat e gjejnë veten në këtë projekt. Kjo këngë me tematikë të prekshme është pritur mirë nga publiku që në momentet kur këngëtari e ka publikuar. Ndërkohë që këngëtari nuk do të ndalet me kaq, pasiqë deri më tani ka publikuar mjaft projekte muzikore por edhe do të vazhojë më tutje.
Valon Islamaj vjen me projekt të ri, ja kujt ia ka kushtuar atë

