“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

Fatmira Nikolli/ Filmi i njohur francez “Une femme mariee” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard, është shfaqur në kinema Millenium me praninë e aktores Macha Meril. Prodhimi kinematografik që tronditi shoqërinë e kohës, duke ripërkufizuar kufijtë e jetën e një gruaje, u bë i njohur pikërisht për shkak të tabuve që trajtonte në të.

“Gratë kanë ndryshuar, bota ka ndryshuar dhe marrëdhëniet mes grave e burrave po ashtu. Pas daljes së filmit, ne shkuam në Venecia dhe do të merrja një çmim por pati një reagim nga Vatikani. Ka pasur një lloj censure asokohe, Godardit, ju desh të hiqte disa skena. Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar. Në fillim quhej “Gruaja e martuar”. Censura na kërkoi ta ndryshonim titullin dhe ai u bë “Një grua e martuar”, tha Meril.

Filmi i vitit 1964 ka në qendër një grua që kërkon vetveten, përmes konfirmimit të pozicionit të saj në shoqëri me një mënyre kontroverse të kërkimit të lirisë.

“Kur doli filmi ishte skandaloz. Tani nuk është më, sepse gruaja kontrollon trupin e saj, gratë nuk janë më në errësirë siç ishim ne atëherë. Unë jam një besimtare entuziaste e kinemasë. Kur kinemaja është e mirë dhe poetike, të arrin ty dhe nuk e harron”, tha Meril.

Dalja e filmit në vitet 60 dhe jeta e tij ka qenë e ndikuar nga mendësia e shoqërisë së kohës, ndërsa disa e kanë cilësuar atë si një vepër e madhe artistike e intelektuale po aq edhe si prodhim disi politik që duhej ndaluar, ndërsa regjisori pranoi të ndryshonte titullin por jo referencat për kampet e përqendrimit. Përtej imazhit të një gruaje që tradhton siç shpesh u pa, filmi hulumton individët duke kërkuar emancipim.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img