Umejr Muhamedi: Aktivizmi qytetar nuk është për like, por për ngritjen e vetëdijes

Avokati Umejr Muhamedi ka reaguar kohët e fundit lidhur me mënyrën se si disa persona po promovojnë aktivitetet e tyre qytetare në rrjetet sociale. Ai thekson se qëllimi kryesor i aktivizmit qytetar është ngritja e vetëdijes dhe përmirësimi i komunitetit, dhe jo kërkimi i vëmendjes apo mbledhja e “like”-ve.

Si shembull, Muhamedi përmendi iniciativën “Mos u bëj plehra”, me të cilën janë realizuar rreth 1000 aksione pastrimi në gjithë territorin e Maqedonisë. Ai vuri në dukje rastin e Stefan Lazarov, i cili, sipas tij, një ditë doli të pastrojë, por tashmë një javë të tërë publikon foto në rrjetet sociale sikur ka bërë diçka të jashtëzakonshme.

“Qëllimi i vërtetë i aktivizmit qytetar është ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe përmirësimi i hapësirave publike, jo mbledhja e vëmendjes personale në rrjetet sociale”, tha Muhamedi, duke apeluar që secili të angazhohet për komunitetin pa kërkuar shpërblime apo lavdërime.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img