Trembëdhjetë të vdekur, dhjetëra të zhdukur në fundosjen e një anijeje në Nigeri

Trembëdhjetë persona u mbytën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget me rreth 100 pasagjerë u përmbys dhe u fundos në shtetin Niger, në Nigerinë veri-qendrore , të shtunën, thanë autoritetet lokale.

Njëzet e gjashtë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u shpëtuan nga varka prej druri, tha Yusuf Lemu, një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të shtetit.

Një zyrtar tjetër lokal, Ishiyaku Akilu, tha se kapiteni, i cili është midis të shpëtuarve, nuk mundi të konfirmonte numrin e pasagjerëve. “Shkaku i saktë i aksidentit nuk është përcaktuar ende, por të gjitha treguesit janë se ndodhi për shkak të mbingarkesës”, shtoi ai.

Shumica e pasagjerëve po shkonin në një treg lokal.

Adamu Ahmad, një anëtar i shoqatës së kapitenëve të anijeve, konfirmoi se anija e madhe prej druri ishte e mbingarkuar, duke vënë në dukje se po bëheshin përpjekje për të gjetur të zhdukurit.

Shteti Niger është shtëpia e tre digave më të mëdha hidroelektrike të Nigerisë. Aksidentet me anije janë shumë të zakonshme. Nëntë muaj më parë, një anije që transportonte kryesisht gra dhe fëmijë që ktheheshin nga një festival fetar u mbyt, duke vrarë 60 persona.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img