Tre metodat se si të menaxhoni gjendjen e ankthit

Ankthi është një nga emocionet që mbizotëron jetën e njerëzve në kohën moderne. Shqetësimet, frika dhe ritmi i shpejtë i jetës kontribuojnë ndjeshëm në përhapjen e tij.

Psikologia Begonia del Campo është bërë virale në TikTok, pasi ka ndarë tre teknika praktike dhe të mbështetura shkencërisht për përballimin e stresit në jetën e përditshme.

Si të mposhtni stresin me tre metoda të thjeshta

1.Lëvizja e pavullnetshme e trupit
Teknika e parë është përpëlitja e tepërt (trupi që lëviz në mënyrë të pavetëdijshme), e cila, sipas saj, ndihmon në uljen e tensionit dhe qetësimin e sistemit nervor.
“Mendja nuk mund të qëndrojë në gjendje gatishmërie nëse trupi është në lëvizje”, shpjegon psikologia.

Kjo teknikë është veçanërisht e dobishme në situata të përditshme që shkaktojnë ankth, si të folurit në publik, drejtimi i makinës apo gjatë një dite të ngarkuar në punë.

2. Aplikimi i të ftohtit
Teknika e dytë përfshin vendosjen e diçkaje të ftohtë në pjesë të caktuara të trupit, si kyçi i dorës apo fytyra. Kjo shkakton të ashtuquajturin ‘refleksi i zhytjes’, që ul rrahjet e zemrës dhe ndihmon në qetësimin e menjëhershëm të sistemit nervor.

3. Stimulimi vizual bilateral
Teknika e tretë është lëvizja e syve nga njëra anë në tjetrën për rreth 30 sekonda. Kjo metodë imiton fazën REM të gjumit, gjatë së cilës përpunohen emocionet dhe konsolidohen kujtimet.
Sipas psikologes, kjo praktikë ndihmon në qetësimin e sistemit nervor dhe në menaxhimin e emocioneve të forta.

Postimi i saj ka gjeneruar mijëra komente nga persona që vuajnë nga ankthi, të cilët kanë pohuar efektivitetin e këtyre teknikave, ndërsa shumë të tjerë kanë ndarë metodat e tyre personale për përballimin e stresit.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img