Tragjedi në Çeki/ Humb jetën biznesmeni i njohur Dushko Çifliganec

Me pikëllim të thellë u njoftua lajmi për vdekjen e Duško Čifliganec, biznesmeni i njohur nga Maqedonia e Veriut dhe zëvendëspresident i Adora Business Group, i cili humbi jetën në një aksident tragjik gjatë një gare me motor në Brno, Çeki.

Sipas mediave vendase dhe burimeve nga portali Lokalno.mk, Čifliganec pësoi një aksident të rëndë teksa po merrte pjesë në një garë ndërkombëtare të motoçiklizmit. Ai ra nga motori dhe pësoi lëndime të rënda trupore, kryesisht në kokë. Menjëherë u transportua në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Duško Čifliganec ishte një entuziast i pasionuar i sporteve motorike, me përvojë prej vitesh në këtë fushë. Ai kishte marrë pjesë në gara të shumta dhe në dy vitet e fundit garonte në nivel ndërkombëtar, duke përfaqësuar vendin e tij me krenari.

Përveç angazhimeve sportive, Čifliganec njihej për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe humanizmit. Si drejtor i kompanisë Adora Living Solutions, ai ishte pjesë kyçe e sukseseve të kësaj kompanie ndërtimore me renome në rajon. Po ashtu, ai ishte aktiv në projekte humanitare, duke bashkëpunuar ngushtë me Fondacionin Novak Đoković për realizimin e misioneve humanitare edhe në Serbi.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh, jo vetëm në komunitetin e biznesit dhe sportit, por edhe tek ata që e njohën nga afër si njeri me zemër të madhe, energji pozitive dhe pasion për jetën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën Duško Čifliganecin.

Pusho në paqe, kampion! 🕊️

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img