Tragjedi ajrore në Itali! Avioni i vogël rrëzohet në një fushë orizi, humbin jetën babai dhe vajza 18-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në provincën e Vercellit në Itali, ku një avion i vogël është rrëzuar mes komunave Crescentino dhe Livorno Ferraris, duke u përplasur në një fushë orizi dhe më pas duke u përfshirë nga flakët.

Në bord ndodheshin dy persona: Massimiliano Monticone, 49 vjeç, dhe vajza e tij Simona, vetëm 18 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht.

Avioni u përplas në një zonë të izoluar, larg qendrave të banuara dhe rrugëve kryesore, çka e bëri ngjarjen të mos shihej nga askush.

Sipas raportimeve, dy trupat e djegur janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spitalin Sant’Andrea në Vercelli, ku pritet të kryhet autopsia. Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme: që nga defektet mekanike apo të motorit, e deri te gabimi njerëzor.

Massimiliano Monticone, një ish-pilot i Forcave Ajrore Italiane, punonte si kontrollor i trafikut ajror në qendrën e radarëve ENAV në Linate, Milano.

Ai jetonte në provincën e Alessandrias dhe kishte ndarë gjithmonë pasionin për fluturimin me fëmijët e tij.

Postimet në rrjetet sociale e tregojnë të përkushtuar ndaj familjes dhe aviacionit. “Nuk më pëlqen të fluturoj vetëm,” kishte shkruar ai vite më parë, duke theksuar dëshirën për të ndarë çdo fluturim me më të dashurit e tij.

Tragjikisht, pasioni që e bashkonte me vajzën e tij i mori jetën të dyve në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.

Hetimet janë në vijim, ndërsa komuniteti i aviacionit dhe familjarët janë në zi për humbjen e dy jetëve të reja, të lidhura përjetësisht nga dashuria për fluturimin.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img